• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Redaksia 2LONLINE 22 Qershor, 2022 3 min
 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, Shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneral Jashar Guler, është duke realizuar vizitë zyrtare treditore në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari me Ministrin Akar, diskutoi një sërë çështjesh duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe procesin e anëtarësimit në NATO. Veç tjerash me Ministrin e Mbrojtjes, Gjeneral Jashari diskutoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ngushtë nga Republika e Turqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë drejt modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu Gjeneral Jashari, u prit me nderime të larta edhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, nga shefi Gjeneral Guler. Në takim me Gjeneral Guler, u diskutua pjesëmarrja e FSK në ushtrimin fushor ndërkombëtar në Turqi “EFES’2022” që ka përfunduar disa javë me herët me një performancë të shkëlqyer të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjeneral Jashari vizitoi edhe Komandën e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale. Me këtë rast, Gjeneral Jashari nga komandantët e njësive përkatëse, u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e tyre. Me komandantët e këtyre njësive, ai u dakordua që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga to.

Vizita zyrtare u vazhdua në qytetin e Stambollit, ku Gjeneral Jashari u prit me ceremoni nga kryetari i Komunës së Bajrampashës, Atila Ajdiner. Me këtë rast ai së bashku me kryetarin Ajdiner vizitoi Parkun “Adem Jashari” në këtë komunë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari Turqia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Singaporit, Halimah Yacob

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com