Gordana Mijatoviq, ndihmëse e drejtorit të Institutit për avancimin e edukimit dhe shkollimit që përgatit librat për miratim thotë se vitin e fundit nuk ka ardhur asnjë përkthim, librat autorial në gjuhën shqipe të cilët duhet të miratohen.
“Memorandumi i sigurimit të librave që mungojnë është nënshkruar me këshillat nacionale të pakicave dhe me shtatë prej tyre kemi bashkëpunim të mirë ndërsa vetëm më këshillin kombëtar Shqiptar s’kemi marrë asgjë”, theksoi Mijatoviq për vecernje novost, transmeton titulli.com.
Këshilli Kombëtar Shqiptar në muajin mars të vitit të kaluar ka nënshkruar me ministrin e arsimit marrëveshje për sigurimin e librave shkollorë për nxënësit me shkollim në gjuhën shqipe mirëpo deri më tani KKSH nuk ka angazhuar asnjë personel edhe pse shteti ka siguruar mjete financiare.
Gjithashtu vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar deri vitin e kaluar ka siguruar disa libra shkollore në gjuhën shqipe por jo edhe të gjitha të nevojshme.
BURIMI: Titulli.com