DYLON

Hysen Këqiku dhuron bibliotekën e tij për Bibliotekën “Fan S. Noli”

Hysen Këqiku dhuron bibliotekën e tij për Bibliotekën “Fan S. Noli”
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e bibliotekës, krijuesi letrar Hysen Këqiku dhuroi tërë bibliotekën e tij për ta pasuruar atë të qytetit.

Hysen Këqiku që nga viti 1973 e deri më sot ka dhuruar gjithsej 4000 ekzemplarë për bibliotekën tonë.

EkoHigjiena

Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Hysen Këqikut i është ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë, si shenjë falënderimi për vlerat e përkrahjen që i ka dhënë bibliotekës deri më sot.

Tani, secili lexues do të ketë mundësi që në fondin e Bibliotekës “Beqir Musliu” të shoh libra me tituj të ndryshëm që ka dhuruar autori.

Dashuria për artin, dëshira për ta pasuruar mendjen e penën sot na ka mbushur bibliotekën tonë me shumë libra të rinj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.