DYLON

Komunat kërkojnë nga MASHTI-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Komunat kërkojnë nga MASHTI-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla
Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.

Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave

EkoHigjiena

Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë.

Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme.

Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.