Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet dhe mbështetë aprovimin e Deklaratës Politike dhe të Reagimit Kuvendit Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e 14 Korrikut në Bujanoc.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë vlerëson lartë aprovimet njëzëri të të gjithë subjekteve politike shqiptare si dhe përfaqësuesve të tyre nga Kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë konsideron se ka qenë momenti duhur që politika shqiptare të shprehë qëndrimet politike në një zë në një moment kur po evoluojnë proceset rajonale politike andaj është thelbësorë të theksohet nevoja e respektimit të reciprocitetit.
“Njëkohësisht, ka qenë më se e nevojshme të reagohet ndaj gjuhës urrejtëse, gjuhës diskriminuese e denigruese që i akordohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës e aq më tepër cenojnë identitetin, kulturën, historinë e traditën tonë. Me këtë raste presim efekte pozitive dhe këtë fakt edhe më shumë e forcojnë, uniteti i treguar në ndërmarrjen e këtyre veprimeve politike në këtë seancë”, thuhet në njoftimi e KKSH-së.
BURIMI: Titulli.com