Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, priti sot në takim zëvendësdrejtorin gjeneral të Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, Aydin Cem Aslanbay, i cili së bashku me një delegacion po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kjo vizitë ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore islame, asaj sociale e shëndetësore.
Kryetari Aliu falenderoi mysafirin për projektet e realizuara në komunën e Gjilanit, si donacionet me pako ushqimore gjatë festave të bajramit për nevojtarët e Gjilanit, dërgimin e 15 rasteve për trajtim shëndetësor në Turqi etj. Ndër të tjera, kjo drejtori ka marrë përsipër renovimin e Xhamisë “Atik”, punimet e së cilës do të fillojnë gjatë vitit 2022. /2LONLINE/