DYLON

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurve Sh. I. dhe F. A.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 14:50 minuta me rastin e bastisjes nga Policia e Kosovës, në banesën e marr me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram. Po ashtu, në të njëjtën ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., i’a kishte lënë për ti shitur të pandehurit F. A., në mënyrë që të fitoj nga shtije e substancës narkotike.

EkoHigjiena

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.