Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prishtinës, me ç‘rast janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi me bashkëpunëtor.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme, që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.
Në këtë takim, anëtarët e Komisionit, përkundër rezultateve të arritura në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike në ketë prokurori, kërkuan një përkushtim më të madh dhe të vazhdueshëm në trajtimin e këtyre lëndëve.
Në fund të takimit anëtarët e Komisionit thanë se luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet i punës nëpër prokurori. /2LONLINE/