Është mbajtur debati i parë në Gjilan me temën “Ndërmarrësia gjithëpërfshirëse dhe rritja ekonomike: Nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes”.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni në “Javën e Debateve për Politikën e Gruas”.
Debati është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, NDI Kosova me mbështetje të USAID-it dhe Ambasadës Zviceriane.
Folëse ishte edhe drejtoresha e NDI-së, ambasadorja Nancy Soderberg.
Derisa u bisedua lidhur me ndërtimin e aftësive, fokus ishte edhe strategjia lokale kundër dhunës me bazë gjinore.
Ndërsa në panel diskutimi ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave Herolinda Murati Leka, ku u theksua edhe nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes. /2LONLINE/