Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë (KKSHE), është vlerësuar se ka rënie të numrit të rasteve aktive, pra momentalisht komuna e Vitisë ka 52 raste aktive me COVID-19.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shprehur falenderim për policinë e inspektoratin për përkushtimin e tyre në zbatimin e masave, por edhe ka falenderuar qytetarët që po respektojn rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Ai tha se do të vazhdohet me dezinfektim, klorifikim, por edhe të fillohet me dezinsektim.
Ndërkohë ka kërkuar një përkushtim më të madh në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të ndërmerren të gjitha masat që mos të ketë shfaqje të rasteve të të infektuarëve, që do tv ndikonin në ndërprerje të mësimit.
Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se 2 pjestarë të policisë kane rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme.
Ai tha se rrezik për raste të mundshme mund të ketë me fillimin e vitit të ri shkollor, gjë që duhet një mobilizim i gjithmbarshëm.
Sa i përket respektimit të masave, kapiteni Halili tha se kemi shqiptuar gjoba, me qenë se vetëdija qytetare në zbatimin e këtyre masave është e kënaqshme.
Kurse, drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, njoftoi se inspektorët janë në teren, në inspektimin e e bizneseve për të parë se sa po respektohen masat dhe deri më tani gjendja raportohet të jetë e mirë dhe e menaxhueshme./2LONLINE.com/