DYLON

Trajnim mbi rolin e medieve dhe shoqërisë civile në monitorimin e prokurimit publik

Trajnim mbi rolin e medieve dhe shoqërisë civile në monitorimin e prokurimit publik
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress,në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur trajnimin me media dhe shoqëri civile, rreth kërkesave ligjore dhe praktike për planifikimin e prokurimit dhe shpenzimin e parasë publike.

Qëllimi i organizimit të trajnimit është ngritja e kapaciteteve të medieve dhe shoqëri civile në monitorimin e prokurimit dhe mbikëqyrjen e tij.

Trajnimi i sotëm ka pas për qëllim të bëjë ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe medieve lokale gjatë procesit të monitorimit të prokurimit publik.

EkoHigjiena

Të pranishmit janë trajnuar se cilat janë kërkesat ligjore për planifikimin e Prokurimit Publik,si bëhet planifikimi përfundimtarë i Prokurimit dhe planifikimi paraprak,si përdorën mjetet për monitorim dhe analizë,si dhe për rolin e medieve dhe shoqërisë civile në monitorimin e prokurimit publik.

Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes shkëmbimit të praktikave praktikave, pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike si dhe metodologjisë se si mund të gjenden informacionet gjatë monitorimit publik.

Në këtë trajnim kanë marre pjesë: Organizatat e Shoqërisë Civile dhe medieve lokale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.