Prokuroria ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim për 28 të pandehurit, ku ndër ta janë edhe drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.
Gjykimi ndaj protestuesve të arrestuar të premten gjatë protestës para Rektoratit, ka nis në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë duke u deklaruar avokatët mbrojtës të të pandehurve.