DYLON

Jep dorëheqje edhe prorektori Nuri Bexheti

Avatar photo Redaksia

Pas rektorit Ibrahim Gashi, dorëheqje ka dhënë edhe prorektori për mësim në Universitetin e Prishtinës Nuri Bexheti.

Përmes një letre dërguar strukturave drejtuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bexheti thotë se këtë vendim e merr me bindjen se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në UP dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura

EkoHigjiena

“I ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në Universitet dhe duke mos e përjashtuar veten as nga sukseset e as nga dështimet e tij, unë Nuri Bexheti, prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo pozitë. E marr këtë vendim me bindje se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në Universitetin e Prishtinës dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura. Kolegëve që tashmë e kanë marrë mandatin që të qojnë këtë institucion në zgjedhje të reja, iu uroj sukses dhe shpreh bindjen time se Universiteti I Prishtinës do t’i mbijetojë goditjeve më të ulëta që ndonjëherë janë bërë ndaj tij”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Bexhetit./kohanet/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.