Kombëtarja e Kosovës do të bëhet me një këngë motivuese për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.
Në fakt, organizatori i projektit, Emir Krasniqi tregon se kënga është bërë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe tifozët “Dardanët”.
Kjo këngë pritet të lansohet shumë shpejt, mbi të gjitha pas fitores së madhe dhe historike të Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje, në eliminatoret e Euro 2020.
Pra, organizator i projektit është Emir Krasniqi, producent: Rinor Ukimeri, kurse këngën e interpretojnë këngëtarët Florent Abrashi e Jehona Lumi.