DYLON

Ronaldo: Nuk dua të flas për Topin e Artë

Ronaldo: Nuk dua të flas për Topin e Artë
Avatar photo Elife Sherifi

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet nëse triumfi i Portugalisë kundër Holandës në Ligën e Kombeve do t’i ndihmojë atij ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Sezoni mbresëlënës i Messit pritet t’ia japë përsëri argjentinasit Topin e Artë këtë vit, megjithatë kjo gjë do të varet edhe nga paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Amerikës këtë verë.

Për Topin e Artë të këtij viti në garë është edhe qendërmbrojtësi i Liverpoolit dhe i Holandës, Virgil van Dijk, i cili e ndihmoi klubin anglez ta fitojë titullin e gjashtë në histori të Ligës së Kampionëve.

EkoHigjiena

Megjithatë, Ronaldo është kthyer gjithashtu në këtë garë pasi që me Juventusin e fitoi titullin e Serisë A, ndërsa kontributi i tij ishte vendimtar në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve.

Kur u pyet nëse fitorja në finale të Ligës së Kombeve e ndihmon atë ta fitojë Topin e Artë, ai u përgjigj: “Qëllimi i ndeshjes ishte të fitojmë dhe të luajmë mirë. Jo, unë s’dua të flas për Topin e Artë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.