Shkruar nga: Reshat Beqiri dhe Bekim Rexhepaj
Eshtë hera e parë që është kërkuar një këngë nga kompozitori kosovar Agron Elezi nga Gjilani, që është i njohur me muzikën e tij avangarde instrumentale, perfshi lloj lloj zhanresh duke filluar prej asaj klasike.
Kërkesa vjen mu nga vajza e tij Doruntina, tashmë 12 vjeçare. Me këtë rast, kompozitori angazhoi tërë shoqërijën e tij prej muzikantëve të përshtatshëm për këtë këngë duke i adresuar kërkesat edhe në grupin e tij të mediave sociale në FB “Muzikantët e Kosovës”.
Një këngë fenomenale, me plotë krenari dhe rilindje e të qenit shqiptar, mu në këto kohëra të trubullta politike ku edhe vlerat tona artistike po rrezikohen nga industritë muzikore të fuqishme imponuese botërore. Muzika dhe teksti në përgjithësi vlen për të gjitha moshat, e në veçanti per moshën 12-18 vjeçare – mu në moshën kritike të formimit gradual të identitetit.
Melodia dhe teksi, shkruar nga Naim Frashëri dhe Agron Elezi, unifikohen dhe shkrihen tërësisht në një mesazh edukativ dhe vetëdijësor. Tingëllon plot hir dhe aq madhështore, aq e ëmbël por krenare, dhe aq e qartë dhe origjinale, sa që shumë muzikantë dhe kritikë nga shoqëria e kompozitorit që e dëgjuan përgjatë provave me vokalistë të rinj, janë të bindur se kjo këngë, do t’i rezistojë të gjitha kohërave të ardhmërisë artistike shqiptare.
Këndojnë: Adeja Kurteshi, Ejona Analumi, Andi Ymeri, Doruntina Elezi, Endi Bajrami dhe Skender Analumi. Orkestrimi përbën instrumente të gjalla ekzekutuar nga instrumentalist të rinj nga Gjilani: Piano, violina, violonçelo, bas gitarë dhe tupane
Kënga është në prag te debutimit, në fazën e video aranzhmanit, dhe pritet të dalë në fillim të muajit tetor 2020.
Ja teksi i këngës:
Kënga e dorës
– Teksti nga Naim Frashëri (strofa e parë) dhe Agron Elezi (të tjerat)
“Gjuha jonë sa e mirë!
[o] Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, [o] sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!”
Kujtoj poetin Naim
Dhe Pirron bashkë me Skënderbenë
Këndoj me plot mallëngjim
Epirin me Morenë
S’jem t’pashpirtë as barbarë
As t’mjerë shkatërrimtarë
Jem hiri i Perëndisë
Oh! Bijat dhe bijtë e Arbërisë
S’jem djallëzorë as hileqarë
Përtacë as nepsqarë
Jem qirinj t’mishërimit
Hej! Flaka dhe tymi i madhështimit
(Refreni)
Rroftë e qoftë mençuria
Dhe shkenca e arti i jonë
Rroftë e qoftë fisnikëria
Me paqe dhe dashni përgjithmonë
————————————————
Atje ku dielli shndrrinë
Ku zemra plot gjallëri kumbon
Ku ujtë japin freskinë
Atje është vendi jonë
S’jem të ligë zullumqarë
As t’krisur as t’përdalë
Kem kodin tonë bujar
Për një botë t’bashkuar dhe të mbarë
Atje ku mendja lulëzon
Ku erëza e luleve dalldisë
Ku ëndërrat i realizon
Atje është dheu i Shqip’risë
S’jem laikë as t’përçarë
Por unik dhe krenarë
Jem’ brumi i njerëzimit
Oh.. pluh’ri i yj’ve dhe amshimit
(Refreni)
Rroftë e qoftë mençuria
Dhe shkenca e arti i jonë
Rroftë e qoftë fisnikëria
Me paqe dhe dashni përgjithmonë
——————————————————-
“Gjuha jonë sa e mirë!
[o] Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, [o] sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!”
S’jem laikë as t’përçarë
Por unik dhe krenarë
Jem’ brumi i njerëzimit
Oh.. Pluh’ri i yj’ve dhe amshimit
(Refreni)
Rroftë e qoftë mençuria
Dhe shkenca e arti i jonë
Rroftë e qoftë fisnikëria
Me paqe dhe dashni përgjithmonë
Na na na na….
Na na na na…