Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka organizuar “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit për këtë vit. Ky event u mbajt në sallën e sporteve “Bashkim Selishta “ në Gjilan, në praninë e strukturave udhëheqëse të KBI-së dhe shumë familjarëve të haxhinjve të cilët kishin ardhur për t’u përshëndetur para nisjes për në vendet e shenjta (Mekke dhe Medine) në Arabinë Saudite.
Kryetari i Këshillit të KBI-së, Naim Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e haxhit si një nga bazamentet kryesore të fesë islame. Pastaj, kryeimami i KBI-së, Ilaz Mustafa, lexoi duanë kryesore para nisjes për haxh e më pas sekretari i KBI-së, Agim Hyseni, lexoi një nga një emrat e haxhinjve të sivjetëm.
Numri i haxhinjve nga Komuna e Gjilanit është 152. Këta do të jenë të ndarë nëpër grupe me nga 30 haxhinj, e do të udhëhiqen nga Naim Aliu, Mustafë Hajdari, Ilmi Krasniqi, Fidan Xhelili dhe Januz Leka. /2LONLINE/