DYLON

Gagica: Aleancës në Gjilan iu bashkuan shumë gra të zonja gjilanase

Gagica: Aleancës në Gjilan iu bashkuan shumë gra të zonja gjilanase
Avatar photo Redaksia

“Sot, Aleancës në Gjilan iu bashkuan shumë gra të zonja gjilanase.  Qytetarë të shumtë çdo ditë po i bashkohen Aleancës publikisht por janë shumë edhe prej atyre që po e mbështesin fuqishëm si individë e si familje”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.

Sipas tij, në secilin nivel të qeverisjes, Aleanca ka dëshmuar se din, mundet dhe ka vullnet me qeverisë drejt, pernime dhe në përputhje me ligjin.

EkoHigjiena

Gagica ka thënë se Qeverisja e Aleancës me kryeministër Haradinajn, Gjilanit i kishte dhënë mbi 150 milionë euro investime kapitale, projekte këto që e patën rikthyer fuqishëm shpresën e gjilanasëve për një jetë më të dinjitetshme, kështu derisa u ndërrua pushteti i cili tanimë ka degraduar totalisht..

“Bashkohu edhe ti me ekipin më të mirë politik në Gjilan, me njerëzit e deshmuar në secilën periudhë, me ata që munden dhe dinë me zhvillu Gjilanin. Dyert e Aleancës janë të hapura për të gjithë”, ka thënë gagica i AAK-së.  /2LONLINE/