Këtë të diele priten të mësohen katër emrat e tjerë të skuadrave çerekfinaliste në DigitAlb Kupën e Kosovës. Skuadrat e Superligës do të sfidohen nga ato të Ligës së Parë.
Prishtina dhe Arbëria takohen në “Fadil Vokrri”, SC Gjilani sfidohet nga 2 Korriku në shtëpi, Vushtrria udhëton drejt Mitrovicës për tu ballafaquar me rivalin rajonal Trepça, ndërkohë që Ferizaj përballet me Lirinë në “Pëparim Thaçi”.
Feronikeli, Ballkani, Drenica dhe Dukagjini janë katër skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin tutje për në 1/4 e finales.
Gjilani: Ruçi, Kastrati, Veliu, Kqiku, Ferreira, Keita Aziz, Dautaj, Jonuzi, Progni, Hajdari, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezani
2 Korriku: Bislimi, Rama, Salihu, J.Stublla, A.Stublla, Uruqi, Sejdiu, Shala, Baholli, Aliu, Statovci.
Kryetrajner: Naim Kodraliu
Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Gramos Shala
Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan