Skuadra e futbollit SC Drita ka prezantuar sot përforcimin e saj të parë në këtë afat kalimtar.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djathtë, Kastriot Rapuca i cili është ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Tutje në njoftim thuhet se Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defensivë dhe një konkurrent i fortë nën drejtimin e trajnerit, Zekrija Ramadani.
Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.
“Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026. Paq fat Kastriot”, thuhet në fund të njoftimit të klubit gjilanas, FC Drita. /2LONLINE/