DYLON

Gjilanasja Elona Sadiku shkëlqeu në Ceremoninë Gala, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Gjilanasja Elona Sadiku shkëlqeu në Ceremoninë Gala, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në Marinë të Skenderajt, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, është mbajtur një Ceremoni Gala, në përvjetorin e njëzetepesë të Çlirimit të Kosovës.

Kjo ceremoni është mbajtur për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politikë, aktivistët dhe të gjithë patriotët tjerë, gra e burra që kontribuuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Ceremonia Gala është frymëzuar nga mënyra se si Patriotët Amerikanë festojnë 4 Korrikun, festën e tyre të pavarësisë, kurse ideator i këtij koncerti ishte Fondacioni “Kosova 25”.

Ndër pjesëmarrësit, në këtë ceremoni ishte edhe sopranoja nga Gjilani, Elona Sadiku, e cila u paraqit me një interpretim të shkëlqyeshëm të veprës “Ode to joy”, të Ludwig van Bethoven me version të André Rieu e përcjellë nga Kori Siperantum nën dirigjimin e Memli Kelmendi.

Kjo vepër u dha në shenjë falënderimi për Bashkimin Evropian, në kontributin për çlirimin e Kosovës, kurse sopranoja Elona Sadiku interpretoi këtë vepër aq bukur, duke entuziazmuar publikun e pranishëm.

Në pikën kulmore të kësaj vepre, të cilën solistja Sadiku e performoi në mënyrë të shkëlqyeshme, plasën fishekzjarrët. duke bërë një atmosferë të shkëlqyeshme. Gjithsesi se edhe paraqitja skenike e Elona Sadikut ka lënë përshtypje tek publiku, me një fustan të mrekullueshëm të punuar nga Shtëpia e Modës “Menakon” nga Gjilani dhe me një qafore me gur diamantesh që edhe më tepër i shtoi shkëlqimin në skenë.

Ndryshe në këtë koncert performuan edhe solistë dhe artistë të njohur kosovarë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.