“Në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, ku nikoqir ishte Konsulli Islam Spahija, pata kënaqësinë që të takojë afaristë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare”, ka bërë të ditur Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës ës Kamenicës.
“Prezantova punën tetë mujore të qeverisjes lokale. Dëgjova sfidat dhe përvojat që kishin pasur në tentimet e tyre për të investuar në Kosovë. Përveç investimit financiar që është tepër i nevojshëm, rëndësi të veçantë për ne ka sjella e ekspertizës dhe përvojës së profesionistëve të shumtë në diasporë”, ka thënë Kastrati.
Ai ka bërë një falënderim të posaçëm për stafin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për organizimin e këtij takimi dhe asistencën e vazhdueshme përgjatë kësaj vizite.