Punimet për projektin “Rregullimi i ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë” po vazhdojnë.
I pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se tani është duke u punuar në rregullimin e shtratit të përroit të Rubocit, ku sipas tij është duke u ndërtuar ura e re.
“Punimet për rregullimin e shtratit të përroit të Rubocit janë duke vazhduar. Nga ura e improvizuar me drunjë që ishte më parë, tani është duke u ndërtuar e reja që lidhë shkollat e mesme me atë fillore. Pos hapësirës atraktive, do të ketë edhe më shumë siguri për nxënësit”, ka thënë ai.
Kujtojmë që ky projekt është bërë në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, dhe kap vlerën afër 106 mijë euro./2LONLINE.com/