Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka arritur marrëveshje për të ndërruar klub. Megjithatë ai do të mbetet në Kroaci. Futbollisti ka arritur marrëveshje për kalim te Dinamo e Zagrebit, duke u larguar nga Lokomotiva.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri. 21-vjeçari do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.
Kastrati në sezonin aktual ka 24 ndeshje në të gjitha garat me Lokomotivën. Ka realizuar tetë gola e ka asistuar katër herë.