Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë pjesë në seancën plenare të edicionit të parë të Forumit të Akademisë për Rininë.
Kjo seancë është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë me temën “Arritja e e barazisë gjinore: Roli i rinisë” dhe kreu i komunës Qëndron Kastrati bëri hapjen e saj.
Kryetari Kastrati tha se është shumë i lumtur që Kamenica është komunë model në barazi gjinore dhe përfshirje të rinjëve në vendimmarrje.
“Lëvizja e grave për barazi dhe e të rinjëve për përfaqësim, duhet të bashkohen për të krijuar partnership që imponon agjendën e elitës politike në vend.