• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Gjenerata 2023 e rekrutëve të rinj të FSK-së dhanë betimin solemn

Redaksia 2LONLINE 26 Shtator, 2019 3 min
 Gjenerata 2023 e rekrutëve të rinj të FSK-së dhanë betimin solemn

Në repartet e kazermës “Adem Jashari’’ të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e betimit e rekrutëve të rinj, gjenerata 2023, të cilët filluan vitin akademik 2019/20 në Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes.

Në ceremoni ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, zëvendësministri Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm z. Faruk Geci, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Michael Obernayer, gjeneralë, oficerë të FSK-së dhe NALT-it, si dhe shumë familjarë e miq të rekrutëve të rinj.

Pas rreshtimit, inspektimit dhe intonimit të himnit shtetëror, fjalën e rastit e paraqiti ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, i cili këtë gjeneratë të rekrutëve e cilësoi si gjeneratën më me fat: ,,Kjo është një datë me rëndësi për FSK-në. Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak. Sot, duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni që gjithmonë do ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun, t’i respektoni eprorët tuaj dhe ta mbroni paqen, lirinë dhe shtetin tonë’’.

Në fund të fjalës së tij, ministri Berisha deklaroi: ,,Si Ministër i Mbrojtjes, jam krenar me vajzat dhe djemtë tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara nëpër akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë treguar performansë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në. Pres që edhe ju ta ndiqni shembullin e tyre’’.

Gjithashtu komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha se programi i edukimit dhe trajnimit të kadetëve/oficerëve është i bazuar në dy komponentë, atë akademik të cilën e marrin në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe komponentin e udhëheqjes së trupave, të cilin e ofron Qendra për Studime Universitare, njëra nga 5 qendrat e KDS-së, përmes stafit të instruktorëve më të përgatitur profesionalisht’’.

Në fund të ceremonisë, 14 rekrutët e rinj, para komandantit të QSU-së major Vegim Krelani dhe të pranishmëve të tjerë, solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK.

Etiketa:FSK-së Gjenerata 2023 rekrutëve
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Në Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Forcave Tokësore të Republikës së Turqisë diplomuan tetë pjesëtarë të FSK-së

18 Qershor, 2022

Garda Kombëtare e FSK-së ka realizuar garën “Garda 2022”

3 Qershor, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të FSK-së

20 Maj, 2022

Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

7 Prill, 2022

Ministri Mehaj priti në takim gjeneralët të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin

6 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com