DYLON

Zabeli duhet të ketë një Qendër të Kujdesit Mjekësor Familjar

Zabeli duhet të ketë një Qendër të Kujdesit Mjekësor Familjar
Avatar photo Redaksia

Festa Shabani-Tahiri, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që Zabeli të ketë një Qendër të Kujdesit Mjekësor Familjar.

Ajo në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të mbajtur me 26 shtator ka kërkuar nga Drejtoria për buxhet dhe financa që në planifikimin buxhetor për vitin 2020 të përfshihet dhe lagjja e Zabelit.

Festa Shabani-Tahiri ka kërkuar të investohet me një ambulantë për arsye se është tejet e nevojshme që një lagje kaq e madhe me numër të madh të banorëve të ketë ambulantën e cila do lehtësonte edhe jetën e banorëve të cilët, sipas saj,  për shërbime shëndetësore shkojnë e enden sa në lagjen Arbëria e cila nuk ka kapacitet as për banorët e asaj pjese e sa në qendër e cila është e stërngarkuar.

EkoHigjiena

“Jemi lagje periferike por kemi mbet si katund”, u shpreh ajo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.