Komuna e Kamenicës është rradhitur në mesin e komunave më transparente për vitin 2019, thonë drejtuesit e komunës.
KDI në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Qeverisjen Lokale”, ka vlerësuar Komunën e Kamenicës me 87% pikë të arritura.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka mirëpritur këtë rezultat, duke thënë se viti 2021 na pret me suksese tjera.
“Kamenica po rangohet si një nga komunat më transparente për vitin 2019, me 87% pikë të arritura. Pikë maksimale në: -Transparencë buxhetore, -Qasje në dokumente publike, -Informim dhe pjesëmarrje të publikut. Matja e transparencës në 38 komuna të Kosovës, është bërë nga KDI në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Qeverisjen Lokale”. 2021 na pret me suksese të tjera”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/