DYLON

FSK i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të saj

FSK i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të saj
Avatar photo Redaksia

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM).

Krahas përkushtimit të vazhdueshëm për të avancuar aftësitë dhe kapacitetet operacionale, FSK po arrin sukseset e saj të mëdha edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar duke fuqizuar në vazhdimësi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

EkoHigjiena

Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë FSK-në në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, konfirmon edhe njëherë përkrahjen për Kosovën duke e konsideruar si një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e kudo në Botë. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët strategjik në orientimet e saj euro-atlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.