DYLON

“Rinia Studentore Kadri Zeka” nderon mantelbardhët

“Rinia Studentore Kadri Zeka” nderon mantelbardhët
Avatar photo Redaksia

/Faleminderit që kujdeseni për jetën tonë!/

“Viti 2020 ishte një vit me sfida të mëdha ku secili prej nesh u ballafaqua me këto sfida në një mënyrë apo tjetrën. Megjithatë kohën më të madhe e kaluam pranë më të dashurve tanë, përveç disave që kaluan në shumë sfida dhe nuk patën shumë kohë për familjet e tyre.

Mantelbardhët janë heronjtë e vitit që lamë pas.

EkoHigjiena

“Rinia Studentore Kadri Zeka” në shenjë falënderimi për kontributin e madh që mantelbardhët kanë dhënë gjatë këtij viti, dhuroi 120 kartolina si shenjë respekti për punën e palodhshme dhe guximtare që ata kanë bërë.

Përkundër lodhjeve që kishin, ata para nesh rrezatuan plotë energji pozitive dhe të emocionuar na falënderuan që në këtë fundvit ishim ne ata që nuk i harruam dhe respektuam punë e tyre të jashtëzakonshme.

Duke uruar që sa më parë të e tejkalojmë këtë pandemi neve na mbetët t’i ndjekim udhëzimet e heronjve që kujdesen për jetën tonë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga organizata studentore, “Rinia Studentore Kadri Zeka”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.