Kryetari Kastrati formon komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në infrastrukturë, bujqësi dhe ekonomitë familjare.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se pas vërshimeve që ndodhën nga reshjet e shiut, ka formuar komisionin që do e bëjë vlerësimin e dëmeve.
I pari i komunës ka thënë se të gjithë qytetarët që janë përballur me dëme mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e tyre.
“Pas vërshimeve që ndodhën në Kamenicë nga reshjet e shiut, sot kam formuar komisionin që do e bëjë vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë, bujqësi dhe ekonomitë familjare. Të gjithë qytetarët që janë përballur me dëme mund të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësimin e tyre, kurse pas raportit përfundimtar ne do të kërkojmë mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, marrë parasysh që ne si komunë nuk kemi fond për kompensim nga fatkeqësitë natyrore”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Kastrati u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të paraqesin kërkesat për dëmet që u janë shkaktuar, të kontaktojnë në këta numra:
080011010 deri në orën 16:00, ndërsa pas orës 16:00 në numrin 045549182.