DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e praktikantëve në komunë

Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e praktikantëve në komunë
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka pritur në takim Këshilltarin e Qendrës për Karrierë, Eroll Morina, ku në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për angazhimin e praktikantëve brenda komunës.

“Kjo marrëveshje ka si qëllim ofrimin e mundësive për nxënësit e IAAP “Andrea Durrsakut” që të fitojnë përvojë të vlefshme profesionale nëpërmjet praktikës në departamentet tona. Praktikantët do të kontribuojnë me ide të freskëta dhe energji, ndërsa do të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

EkoHigjiena

“Faleminderit Qendrës së Karrierës, përkatësisht këshilltarit të Qendrës për karrierë, Eroll Morina për bashkëpunimin dhe gjithë atyre që do të angazhohen në këtë iniciativë”, ka thënë Drejtoresha Leka.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.