DYLON

Alpinistja Uta Ibrahimi pushtoi edhe majën Shisha Pangma

Alpinistja Uta Ibrahimi pushtoi edhe majën Shisha Pangma
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Hajrulla Çeku ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukses ngjitjen në Shisha Pangma, majën e 13-të nga projekti i saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

”Bashkë diskutuan për sfidën dhe suksesin e saj të fundit, përvojën që ka kaluar dhe përgatitjen për ngjitjen e radhës”, ka thënë ministri Çeku.

EkoHigjiena

Ai e përgëzoi alpinisten Uta Ibrahimin për forcën dhe vendosmërinë që ka treguar ndërsa i uroi shumë suksese në realizimin e qëllimit të saj final, të jetë alpinistja e parë nga Kosova që do të ngjisë 14 majat më të larta në botë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.