Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Bojan Stamenkoviq, janë takuar me ambasadorin e Britanisë së madhe në Kosovë Ruairi O’Connell.
Ata vizituan së bashku objektin ku ka filluar implementimi i projektit “Punëtori Kreative Multietnike”, në shkollat “Fan.S.Noli” dhe “Desanka Maksimovic” në Kamenicë.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së madhe në Kosovë dhe kryetari Kastrati, nënkryetari Stamenkoviq dhe ambasadori O’Connell kanë vizituar punëtoritë kreative.
Në këtë takim është bërë edhe prezantimi i kursit të gjuhës VOC-UP për nxënësit shqiptarë dhe serbë.