Klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani vazhdon të shkëlqejë në garat ndërkombëtare, duke sjellë medalje e krenari nga vendet ku po merr pjesë.
Karateistët e Dritës përfaqësuan Kosovën me pesë garues në turneun Ballkanik të mbajtur në Shkup.
Klubi i Karatesë “Drita” në turneun Ballkanik arriti ti rrëmbej 9 medalje, 4 medalje në gara individuale dhe 5 medalje në gara ekipore.
Në Turneun Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21 të mbajtur më 15.12.2019 në Shkup morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe nikoriqi Maqedonia e Veriut.
Në Turneun Ballkanik një paraqitje të shkëlqyer paten karateistët gjilanas si në gara individuale po ashtu edhe në garat ekipore në të gjitha kategoritë.
Garuesit arritën këto rezultate:
- Vesa Ibrahimi – Të argjendtën
Të bronzta:
- Endrit Beka
- Shpresim Shabani
- Benjamin Shabani
Ekipore:
- Endrit Beka e artë
- Vesa ibrahimi të argjendtën
- Edisa Beka të argjendtën
- Shpresim Shabani të bronzta
- Benjamin Shabani të bronzta
Kryetari i klubit Arsim Ibrahimi, kryetrajneri Blerim Hajdari, trejneri Elhami Shabani, Kryesia e klubit, dhe prindërit i përgëzojnë karateistët për rezultatet e arritura si dhe ju urojnë shumë suksese në garën e radhës në Kampionatin e Kosovës.