Klubi nga Theranda, Ballkani së fundmi ka siguruar shërbimet e trajnerit, Ismet Munishi, ndërsa është në strukturim të skuadrës.
Në listë është edhe emri i mbrojtësit të Kf.Gjilanit, Ylber Kastrati, i cili aktualisht ndodhet pa kontratë me ekipin e Gjilanit ani pse ky i fundit është kapiten i ekipit.
Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë nisur, ndaj kanë shtuar interesin e klubeve të tjera për ta afruar në ekipet e tyre Kastratin.
Ai është pjesë e rëndësishme e ‘kuqebardhëve’ prej vitesh, teksa në edicionet e fundit ka ngritur shumë nivelin e lojës, teksa po pëlqehet nga disa klube të tjera përveq Ballkanit që kanë shprehur interesim për ti fituar shërbimet e tij.