Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dhe kapiteni është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kapiteni i Çekisë, Marek Suchy ka deklaruar se Kombëtarja e tij ka ardhur për fitore në Prishtinë.
“Presim që ta zhvillojmë një lojë ashtu siq dëshirojmë dhe mos të ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore”, ka thënë Marek Suchy.
“Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet të jemi te kujdesshëm pasi mund të na ndëshkojnë”, shtoi Marek Suchy.
31-vjeçari luan në Gjermani me Augsburgun.