DYLON

Trajneri i Çekisë flet para ndeshjes me Kosovën, kjo është deklarata e tij

Trajneri i Çekisë flet para ndeshjes me Kosovën, kjo është deklarata e tij
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dhe kapiteni është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai u pyet për atmosferën e zjarrtë që pritet te krijohet në “Fadil Vokrri”.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë”, ka thënë para gazetarëve, përzgjedhësi Jaroslav Silhavy.

EkoHigjiena

Ai ndër të tjera tha se do ta respektojë në maksimum Kosovën.

“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kombëtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë”, theksoi Jaroslav Silhavy.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.