Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, Njësitet reaguese nga stacioni Policor i Gjilanit, kanë takuar të dyshuarin Shqiptar Shtetas i Maqedonisë, në orët e vona natës, në qendër të Gjilanit.
Gjatë verifikimit të identitetit të tij, dyshohet të ketë kaluar kufirin shtetëror, ilegalisht nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Kosovës, përmes fshatit Stanqiq.
“Pasi është intervistuar nga ana e policisë në prani të mbrojtësit të tije me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Përmes zyrës ndërlidhëse për rastin është njoftuar edhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar.