Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit të dokumenteve nga ana e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari” në Prishtinë është ndaluar personi, shtetas i Kosovës dhe pas verifikimit ka rezultuar të ketë urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë në kohëzgjatje prej një vit e katër muaj burg efektiv.