DYLON

Policia ligjëron për filloristët

Policia ligjëron për filloristët
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve “Policia në komunitet” ka realizuar një ligjërata në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, me nxënësit e klasave të teta dhe nënta me temat: Siguria në përgjithësi, Delikuenca e të miturve, Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, Pasojat dhe rreziku nga përdorimi i armeve te ftohta, Krimet që kryhen përmes Internetit si dhe Duhani, Droga dhe Alkooli.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nxënësit e pranishëm ne këta ligjëratë kane shprehur interesimin e tyre përmes pyetjeve që ata kanë parashtruar dhe në fund janë shprehur të kënaqur nga përgjigjet dhe njohuritë që kanë marr gjatë këtyre prezantimeve.

“Policia e Kosovës njësitet Policia në Komunitet nga stacioni Policor i Gjilanit do të vazhdojnë me këso cikle ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve në këto tema të lartcekura”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.