Në selinë e FFK-së, në praninë e zëvendëssekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri, në IPKO Superligë, i cili do të nisë më 17 gusht.
Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në IPKO Superligë, njëra do ta nis kampionatin si vendës e tjetra si mysafirë.
Klubi i futbollit Drita do ta nis edicionin para shikuesve të saj në ballafaqimin me skuadrën e Ferizaj, derisa Gjilani do ta nis garën si skuadër udhëtuese, në ballafaqim me skuadrën Trepça’89
Sipas shortit, në javën e parë do të takohen:
Drita – Ferizaj
Trepça’89 – Gjilani
Flamurtari – Prishtina
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria