Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.B., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Sipas aktakuzës, më 01 korrik 2019, rreth orës 12h, në fshatin Ramnishtë, komuna e Vitisë, i pandehuri G.B., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës VW Golf, pa patentë shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.

Në bazë të ekspertizës së komunikacionit, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 112 k/h, edhe përkundër faktit që shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h, me ç’rast për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim, me anën e djathtë të pjesës së parë të automjetit, e ka goditur këmbësorin, tani të ndjerin S.D., i cili ishte duke trupuar rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili me urgjencë transferohet në QKUK, në Prishtinë, ku pas 7 ditëve, përkatësisht më 8 korrik 2019, ka ndërruar jetë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

KOMENTE