Brenda javës 49 aksidente trafikufotoilustrim

Brenda javës 49 aksidente trafiku

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (24.07.2019 deri më 30.07.2019), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 49 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1046 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 49 aksidente trafiku, nga të cilat 19 me lëndime në njerëz dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua 1046 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 56 incidente, ndërsa ka pasur 16 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

KOMENTE