Autoritet policore kanë bërë me dije se në lagjen Çamëria në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në shenjë revolte ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor në QMF-Kamenicë, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.