Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati, ka mbajtur ligjëratën me temën “Familja dhe roli i saj në shoqëri”, me nxënës të klasave të VII, VIII dhe të IX-ta në shkollën fillore “17 Shkurti” në Muqivërc të Kamenicës, me rastin e 15 majit Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Forma e kësaj ligjëratë ka pasur karakter informues dhe vetdijësues, e cila është paraqitur me shembuj konkret e fotografi.
Koordinatorja Demolli-Kastrati prezantoi mënyrën e jetesës së familjeve kosovare duke krahasuar kohën e mëhershme me atë të sotme.
Ndërsa Drejtori i shkollës Arsim Thaqi falënderoi zyrtaret e NJKDNJ-së për kontributin e dhënë lidhur me këtë ligjëratë, kurse zyrtarja për barazi gjinore Teuta Kastrati këshilloi nxënësit se duhet mbrojtur dhe respektuar familjen.