• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm mbështetës për Kosovën

Redaksia 2LONLINE 16 Maj, 2019 3 min
 Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm mbështetës për Kosovën

“Përgjatë viteve Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm mbështetës për Kosovën, tani ky bashkëpunim ka kaluar në një nivel tjetër të partneritetit bilateral dhe për këtë jemi të lumtur”, kështu tha Kryeministri Haradinaj, pasi priti në takim Andrew Mitchell, Komisionerin e Tregtisë për Europë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Komisionerin Mitchell për të arriturat e vendit, veçmas në plotësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e ekonomisë, siç është rasti për Ligjin e Investimeve strategjike, që ka krijuar një klimë të re të të bërit biznes në vend dhe një mundësi më të mirë për të tërhequr palët e jashtme për investime.

Përveç kësaj, Kryeministri Haradinaj potencoi faktin që Kosova ka një ofertë të mirë për investitorët e huaj, që janë resurset humane dhe infrastrukturore, të cilat ofrojnë kosto të arsyeshme të operimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja dhe, gjithashtu taksën zero për tregun europian, politikat fiskale më të mirat në rajon dhe rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 4.7 për qind.

“Krahas adresimit të këtyre mundësive për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar, këtë platformë investive e kemi ofruar edhe për diasporën tonë, bizneset që udhëhiqen nga ta, për të drejtuar investimet e tyre nga Kosova”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar së Kosova ka treg potencial për të ofruar edhe në fushën e minierave, telekomunikacionit, energjisë, prodhimit, turizmit dhe fusha të tjera, siç janë fusha e IT-së dhe shërbimeve.

Kryeministri Haradinaj përmendi faktin që Kosova ka përparuar në krijimin e start-up kompanive, të cilat janë duke operuar nga Kosova për në vendet e tjera të botës, veçmas në fushën e shërbimeve dhe ky model do të mund të shërbente për të mirë, që edhe Mbretëria e Bashkuar të investonte në këtë drejtim në vendin tonë.

Komisioneri Andrew Mitchell në këtë takim tha se interesi i Mbretërisë së Bashkuar është se si mund të krijojnë kushte për rritjen e investimeve nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në mënyrë që të fuqizojnë më shumë partneritetin ekonomik me Kosovën.

Pjesë e takimit ishte edhe Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Etiketa:Andrew Mitchell Haradinaj Komisionerin e Tregtisë për Europë Mbretërisë së Bashkuar
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

3 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

15 Korrik, 2022

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

25 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot

4 Maj, 2022

Vickers: Edhe pse nuk jemi më pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë afër dhe të ndihmojmë

14 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com