Eksploruesi e fotografi nga Kamenica, Besnik Jakupi, ka realizuar edhe një video ekskluzive për syrin shqiptar.
Sipas tij, pas dy muajve hulumtimi, monitorim, kamuflimi, ka arrit ta bëjë një video me Canon 5 D Mark 3, në Kamenicë, ku shihet Qukapiku i Zi mashkull.
Jakupi premton se do te sjellë atraksion edhe në të ardhmen, te botes se egër në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.
Sipas Jakupit, Qukapiku i veçantë – Qukapiku i Zi , është qukapiku më i madh në botë, e që objektivi i tij e kapi atë në Kamenicë (Kosovë). Ky qukapik gjendet pra në Kamenicë, në malet e larta, larg njerëzve, apo vendeve të populluara.