Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Karaqevë të Kamenicës, është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Në raportin policor thuhet se një person e ka vërejtur këtë mjet të dyshimtë në fushën e tij dhe ka lajmëruar policinë.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se njësitë përkatëse të saj e kanë bërë sigurimin e vendit, ndërkohë që njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.