DYLON

Ushtrimi “Shqiponja 6”: Pjesëmarrëse 12 shtete me trupat e tyre ushtarake

Ushtrimi “Shqiponja 6”:  Pjesëmarrëse 12 shtete me trupat e tyre ushtarake
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se në fillim të muajit maj në Kosovë do të mbahet ushtrimi ‘Shqiponja 6’.

Ai ka thënë se pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake.

“Këtë vit jemi pjesë e 11 ushtrimeve fushore që do të ndodhin në rajon dhe më gjerë. Ajo që është më e rëndësishmja, në fillim të muajit maj në Kosovë do ta kemi ushtrimin ‘Shqiponja 6’. Pra, është hera e parë që ky ushtrim nuk do të jetë nacional, por internacional. Pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake. Natyrisht se për këtë ushtrim i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet me partnerët tanë, ndërsa tani e presim zbatimin e këtij ushtrimi”, ka thënë Rama, duke shtuar se FSK-ja merr pjesë edhe në shumë ushtrime të përbashkëta, qofshin ato rajonale apo globale.

EkoHigjiena

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.